BallinaOP EDNë Shqipëri polici të vret, në Amerikë të shërben

Në Shqipëri polici të vret, në Amerikë të shërben

spot_img

Nga Edmond Duraku

8 dhjetori eshte dita e rinise, dita ku te gjithe duhet te festojme per rrezimin e regjimit komunist, por dot eshte ndryshe. Marr shkas nga ngjarja e rënde e vrasjes se 25-vjeçarit Klodjan Rasha në Laprakë mesnatën e kaluar nga një efektiv i Policisë. I riu nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, dhe pasi është ndjekur që nga rruga “Don Bosko” ku është konstatuar për shkak se ai ka thyer orën policore, i ka drejtuar armën efektivit, çka ka bërë që ky i fundit të reagojë duke e qëlluar. Ne Shqiperi ky nuk eshte ss rasti i pare dhe as i fundit qe policia e Rames dhe Lleshaj vrasin njerez, terrorizojne njerez, burgosin fukarenjte pse vodhen energjine elektrike etj. Duke lexuar kete ngjarje te rende per gjithe shqiptaret me vjen ne mendjen nje rast me policine ne USA. Po shkonim diku tek nje mik, por te gjithe rruget per tek adresa e shtepise ku do shkonim ishin te bllokuara per shkak te punimeve ne rruge. Per nje moment shohim nje makine policie qe po vinte pas nesh. Njeri nga shoket e mi, i ben shenje policise qe ndodhej prane per te ndaluar. Policia menjehere ndalon dhe njeri nga shoket del jashte dhe i thote policise: -“Me nevojitet ndihma juaj. Sigurisht i thote polici sepse ne donim te ndalonim ty. I thote ky shoku, une doja t’ju ndaloja i pari pasi te gjitha rruget jane te bllokuara dhe me duhet te shkoje tek nje mik ne Jersey City, NJ. Polici qesh me kete qe i tha shoku, pasi policia na kishte ndjekur dhe e kishte kuptuar qe ne nuk shkonim ne destinacionin e duhur dhe donte te na ndalonte per te na treguar rrugen. Polici i tha shokut tim me ndiq qe te gjeje rrugen e duhur. Makina e policise ecte perpara nesh derisa na nxorri ne rrugen e duhur.” Ky eshte shembulli i qytetarise i funksionimit te policise se shtetit, ndersa ne Shqiperi policia e shtetit na ka burgosur, na ka arrestuar, na ka rrahur, na ka kercenuar me jete vetem pse i perkisnim bindjeve te kunderta politike. Nuk krahasohet policia ne Shqiperi me policine ne Amerike, por nese duam ne gjithcka funksionon si ne Evrope apo Amerike. Menjehere duhet venia para përgjegjësisë jo vetëm të atyre që kanë qëlluar mbi djalin, por mbi të gjithë strukturën drejtuese të policisë dhe kryeministrit, që arrogancën dhe brutalitetin e tij e ka injektuar në çdo hallkë të zinxhirit shtetëror. Ky eshte turpi i radhes i qeverise Rama, i policise se tij skandaloze.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular