Miqtë e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, që u qëllua për vdekje nga një efektiv policie në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, kanë dhënë disa detaje për emisionin “Shqipëria Live”.
Me lot një sy, njëri prej tyre shprehet se e kanë marrë vesh në orën 8 të mëngjesit se çfarë kishte ndodhur.
“Shteti të mbron,, jo të vret. Njerëzit nuk kanë faj që ikin nga këtu, të jetojnë ata”, tha ai. Ky i fundit shtoi se ditën që e kanë vrarë kishte parandjenjë të keqe, pasi kishte thënë se nuk ndihej mirë.
Ndërkohë një shok tjetër tha se “Klodiani ishte djalë i mirë” dhe se “kishte dalë për të blerë cigare”.
“Me Klodin kam flet edhe në një dhomë me të, dhe s’ka pas asnjëherë