BallinaKulturePedagogia Taulanda Jupi mesazh kundra dhunës ndaj grave: Duhet të bëhemi BASHKË

Pedagogia Taulanda Jupi mesazh kundra dhunës ndaj grave: Duhet të bëhemi BASHKË

spot_img

Nga Taulanda Jupi

Unë jam
zëri i Dritës,
zëri Enkeledës,
zëri i Manjolës,
zëri i Esmeraldës
zëri i Hajdies
unë jam zëri i atyre grave e vajzave që padrejtësisht nuk jetojnë më, që padrejtësisht u dhunuan, u masakruan dhe u vranë. Shumë prej tyre kishin urdhër mbrojtje por nuk u mbrojtën, sepse drejtësia dhe kujdesi për gratë dhe vajzat sot janë një opsion i pamundur.
Jeta e tyre u thye,
Shpirti i tyre u thye,
Ëndrrat e tyre u thyen
Si një requiem për humbjen e tyre erdhi ekspozita:
“THYER”,
për të thyer heshtjen, për t’u treguar atyre nënave e motrave, grave dhe vajzave të cilat jetojnë sot nën tmerrin e dhunës, se nuk janë vetëm dhe frika e tyre duhet THYER.
Kemi nevojë të jemi BASHKË, kundër të keqes që historia të mos përsëritet dhe vajzat tona nesër të mos përballen me të njëjtin realitet, ku arritja më e madhe është të mbetesh gjallë.
Jo! Kjo është beteja jonë, për tu krijuar atyre mundësinë të kenë ëndrra dëshira dhe aspirata që shkojnë përtej të drejtës për të jetuar.
Por për këtë ne duhet të jemi BASHKË!

( nga ekspozita “THYER” e cila u hap në

Galeria FAB

, Universiteti i Arteve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular