Protesta për vrasjen e Klodian Rashës vijon teksa protestuesit kanë lënë kryeministrinë për t’u rikthyer tek Ministria e Brendshme.
Protestuesit janë rikthyer për të sulmuar godinën e Ministrisë së Brendshme, ashtu siç bënë pak orë më parë.
Në fakt disa protestues kanë mbetur ende tek kryeministria, por shumica ndodhet tek Ministria e Brendshme tashmë për të vijuar protestën.
Forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës kur protestuesit tentuan të hapin derën kryesore.