Një objekti në ndërtim i është vënë lëndë plasëse pak pas mesnate mbrëmë në Shëngjin. Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 te Rana e Hedhun.
Lënda eksplozive i është vënë objektit në ndërtim në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Ja njoftimi i policisë:
Lezhë
Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin,Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.