Gazetari Ilir Yzeiri dhe juristi Adriatik Lapaj kanë folur në “Zonë e Lirë” mbi vrasjen e Klodian Rashës nga polici mesnatën e 8 dhjetorit. “Vrasja e Klodianit nga polici/ Fiton ‘dhuna’ e rrugës apo dhuna e shtetit?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision . “Unë do doja që asnjë nga dhunët të mos triumfonte dhe vrasësi të dënohet. Do doja që kjo ngjarje të na shërbente për të reflektuar të gjithë palëve se tejkalimi i së drejtës sjell gjithmonë tragjedi. Meqë jemi një popull që kemi provuar dhe parë të gjitha llojet e dhunëve, do doja të gjenim një mënyrë tjetër për të shprehur këtë zemërim. Në shesh me një qiri në dorë të dalim dhe të shprehim këtë zemërim. Patjetër që do dilja, nuk zgjidhen këto situata me dorëheqje. Do dilja me qiri në dorë për t’i ftuar të gjithë për një reflektim të thellë. Kjo pjesë e keqe mund të hiqet kur presioni vjen nga shoqëria civile, nga opinioni i gjerë, nga ata që nuk janë të përfshirë me grupe të caktuara. Duhet të presim hetimet, të shikojmë, ose duhet të jetë i çmendur që e gjuajti tjetrin a si?”, tha Ilir Yzeiri. “Jam dakord që familja e policit ndodhet nën presion, por nga ana tjetër një familjeje nuk do t’i kthehet më djali në shtëpi. Është tejkaluar vija e kuqe, është marrë jeta e një personi. Do duhej që ndryshe të sillej ky organ i policisë së Shtetit, nga ana e Prokurorisë shpresoj të hetohen të gjitha rrethanat dhe të kualifikohet drejtë e vepra penale dhe të jepet dënimi i merituar. Me kualifikim e veprës që i kanë dhënë ata, maksimumi 7 vjet mund të dënohet ai. Mund të dali në rrugë pas 6 muajsh. Nuk është një dorëheqje e vullnetshme kjo, erdhi si pasojë e atyre djemve dhe vajzave që dolën në rrugë”, tha juristi Adriatik Lapaj.
Vrasja e Klodianit/ Lapaj: “Me kualifikim e veprës që i ka dhënë Prokuroria, maksimumi 7 vjet dënohet”
RELATED ARTICLES