BallinaAktualitet30 vjetori i themelimit, PD Kamëz me ndihma pranë njerëzve: Ditë Solidariteti,...

30 vjetori i themelimit, PD Kamëz me ndihma pranë njerëzve: Ditë Solidariteti, ta bëjmë vendin tonë më të mirë

Në 30 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, anëtarët e forcës së parë opozitare në Shqipëri janë gjendur pranë njerëzve, duke e shndërruar këtë një Ditë Solidariteti për më të pamundurit. Disa degë, përfshirë edhe FRPD, duke ndihmuar familjet në nevojë me pako ushqimore dhe sende të tjera për jetën e përditshme, degë të tjera kanë çuar ndihma për fëmijët me aftësi ndryshe, disa degë kanë zgjedhur të çojnë ndihma tek komunitetet fetare, me mesazhin jo vetëm të Solidaritetit, por edhe të besimit në Zot, i cili ishte i ndaluar nga diktatura, deri në ditën e krijimit të PD.

Nje gje e tille ka ndodhur dhe ne degen e PD Kamez ku kryetari Flamur Hoxha, ish deputetet Orjola Pampuri dhe Bardh Spahia ishin te pranishem dhe bashke me te tjere perfaqesues te strukturave te deges se PD Kamez ofruan ndihme per familjet ne nevoje.

“Në 30 vjetorin e krijimit të PD. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të treguar solidaritet me qytetarët në nevojë gjatë këtyre kohërave sfiduese. Ne do ta bëjmë vendin tonë më të mirë duke ndihmuar dikë, duke dhuruar ose duke bërë një akt vullnetar. Për ne është një veprim i thjeshtë, por për një tjetër është një përvojë që ndryshon jetën, diçka që do të rikthejë besimin e njerëzve tek vendi ynë. Të gjithë bashkë të bëjmë diçka të mirë çdo ditë për bashkëqytetarët tanë në nevojë. Le ta bëjmë vendin tonë krenar!”- thuhet në mesazhin e shpërndarë nga degët e Partisë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular