BallinaKryesoreDhuna në Shkodër, nga ortakëritë e errëta të Ramës

Dhuna në Shkodër, nga ortakëritë e errëta të Ramës

Nga Romeo Gurakuqi

Asnjë akt dhune nuk është i pranueshem për qytetarët e Shkodrës dhe drejtuesit lokale të PD dega Shkodër.

Dhuna nuk ka lidhje me protestuesit paqesore të organizuar nga rrjetet sociale, as me aktivistët, që në këtë dite pushimi iu bashkuan thirrjes së shoqerise civile në mbrojtje te jetes, lirive dhe për të denuar aktin e vrasjes policore të të riut Klodian Rasha në Tirane.

PD distancohet plotesisht nga keto veprime, sikurse i kujton zotit Edi Rama, që rendimi i situatës ekonomike dhe sociale në Shkoder, terheqja e organeve të rendit publik nga plotesimi i detyrimeve ndaj qytetareve të Shkodres, është përgjegjësi direkte e qeverise, implikimit të sterholluar të strukturave të padukshme të lidhura me mazhorancen, me arrogancen kryeministrore, të cilat bashkarisht kane çuar në shkaterrimin e jetës normale në Veri të vendit.

Eshte e mira që Kryeministri, të ketë kurajo, të lexojë me vemendje mesazhet shkodrane dhe ta vendose gishtin aty ku duhet, përsa i përket ngjarjeve të sotme para selisë së PS në Shkodër.

Mbase mund t’i rezultojë të jene “haramat” e ortakerise dhe prapavijes së tij, nxitësit e adoleshenteve që shkaterronin e digjnin pa u ndale ne qytet, ose urdheruesit e ardhjes me vonese të forcave të policise ne vendngjarje. Çdo gjë është e filmuar nga media, ndaj, vleresimi i specializuar është hapi i pare, përpara se t’i jepet gojës kryeministrore për së koti.

Kryeministri mund t ‘ia dale me dhunë të ndaloje atë që po afrohet. Mirepo, ajo çfarë shoh këto ditë në rruget e sheshet e vendit është pertej një organizimi të forcave politike, të cilin të “verberit” e vetëkenaqur nuk do të mund ta ndalin si deri me sot. Shoh ma së shumti adoleshente të deshperuar nga kontrasti i frikshem i krijuar në shoqëri nga padrejtesia, diferenca e thelle mes jetes së të rinjve të familjeve të “eterve të privilegjuar nga hajnia” dhe masës së papune që vuan për buken e gojes. Thika ka arritur në asht, por te ngijshmit nuk ia dijne te unshmit; qeveritaret dhe oligarket nuk ia dijne popullit në skamje.

Në qoftë se vijohet me këtë arrogance, mos me lexu realitetin dhe me shku me kete “lokomotive” shkatarraqe përpara në zgjedhje, kam frike se tensionet do rriten, votime të lira nuk do të ketë, rrokullisja do të jetë fatale për të gjithë.

Kombet që kane parandaluar në kohe rrokullisjet, ia kanë arritur t’ia dalin matane pa kosto të medha.

Përndryshe, kur në krye te kombeve ka mbizoteruar verberia, egoja e udheheqjeve mekatare, zgjidhjet kane ndodhur teper vone, kur teposhtja nuk ndalej me.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular