BallinaOP EDPse Ramës i duhet dhunë?

Pse Ramës i duhet dhunë?

spot_img

Nga Namir Lapardhaja

Policia sot në Shkodër u soll thuajse në të njëjtën mënyrë si ditën e parë në Tiranë, duke lënë që protestuesit të shkatëronin godinën e PS-së. Menjëherë Taulant Balla bashkë me Ilir Beqjen, nxituan të akuzojnë opozitën se po vjedh protestën popullore dhe po shkakton dhunë. Kushdo që ka lexuar librin e At Zef Pllumit, duket sikur dëgjon pikërisht ato skenaret kur arrestoheshin priftërinjtë me pretekstin “armë në kishë”, që sot u rikthyen në Shkodër. Dhuna u kërkua në mënyrën më djallëzore që ditën e parë me shpresën që protestuesit të shkaktonin edhe humbjen e ndonjë jete policësh, që më pas gjithçka të kthehej në të kundërtën e tyre. Dhe këtë dhunë Rama do e kërkojë sërish me të vetmin pretekst: të shuajë jehonën e një proteste popullore. Synimi i vetëm i Ramës është të japë një protestë ku të mos ketë qytetarë, të mos ketë të rinj, të mos ketë njerëz të paangazhuar, ndaj dhe ai do bëjë çmos, me çdo kusht, me çdo media që e ka në dispozicion, që të shpallë liderë të protestës Bashën, Berishën dhe Metën. Ai vetëm me këta tre emra ka ndërtuar alibi në këto vite për çdo dështim të tij, ndaj dhe nuk ka ndonjë skenar tjetër. Kushdo që ka menduar se Rama ka ndonjë fantazi tjetër, gabon. Fantazia e tij e vetme është të fajësojë opozitën, ta lidhë atë me çdo lloj dhune. Urgjenca e Ballës të shkojë në Shkodër për djegien e selisë, ndërkohë që nuk kishte asnjë nxitim nga ai për të kërkuar ndjesë për vrasjen e të riut, tregon se i gjithë synimi i PS-së është të heqë nga harta togëfjalëshin “zemërim popullor”. Me zemërimin e rinisë, që na dukej aq apolitike, aq shpërfillëse ndaj vendimeve që merreshin nga qeverisja, Rama, me sa duket, ka dalluar fundin e tij të sigurt, pasi i rrezikon t’i bie e vetmja alternativë zgjedhore- të blejë zgjedhjet. Ai nuk ka më asnjë siguri që populli nuk do tallet me të, duke ia marrë lekët e duke e votuar kundra, ashtu siç është talluar ai deri më sot, duke i ofruar para për votën e duke i dhunuar në varfëri e vjedhje përmes PPP-ve, përmes një ekonomie që u ofron të rinjve vetëm një gisht të ngritur, që këtë herë protestuesit kanë gjetur vendin ku do e përdorin për zgjedhjet e 25 prillit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular