Këngëtari Arkimed Lushaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish dhe të protestojnë për vrasjen e Klodian Rashës.
Stresi ishte protagonist në protestën e parë që u zhvillua pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, e me fjalë banale ofendoi kryeministrin Rama, Lleshajn dhe drejtorin e Policisë Ardi Veliu.
Duke qenë se akuzohet për organizim proteste në kushte pandemie dhe nxitje dhune, Stresi u arratis me makinë funerali drejt Kosovës dhe aktualisht është i shpallur në kërkim.
Por edhe pse i shpallur në kërkim ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të zhvillohet sot në ditën e pestë të saj.
“Unë jam Klodiani se mos më harruat. Kaq e nisëm ditën e parë të protestës po pa ju o popull se nisim dot kam nevojë për ju,” shkruan Stresi në postimin e tij, ku shfaqet me disa miq të maskuar për të mos u identifikuar fytyrat.