Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot pasdite në Athinë. Ngjarja ndodhi në Patision, lagje qendrore dhe e mbipopulluar e Athinës, ku të përfshirë në incidentë janë disa shqiptarë.
Mediat fqinje bëjnë me dije se ka pasur një sherr dhe më pas shkëmbim zjarri. Sipas të dhënave paraprake dy rrugica larg pikës ku u ndodhi ngjarja, polici greke ndaloi automjetin e dëmtuar nga plumbat, me dy shqiptarë dhe një gjeorgjiane.
Një prej shqiptarëve është plagosur me plumb në shpatull, ndërsa xhamat e makinës janë bërë thërrime.
Shqiptarët denoncuar ngjarjen duke thënë se drejt tyre është qëlluar nga disa persona të paidentifikuar, të cilët mund të kenë pasur qëllim të kryejnë një atentat.