Demokrati Genc Pollo, përmes një statusi në Facebook shprehet se pas 25 proillit opozita duhet të angazhohet dhe të ngrejë një komision hetimor qeveritar me qëllim, siç thotë, hetimin e shkelësve në rradhët e policisë e t’ja dorëzojë Drejtësisë.
Sipas Pollos, policia po tregon paligjshmëri me dhunën ndaj protestuesve paqësor, ndaj edhe duhet të ndëshkohet.
STATUSI I PLOTE
Dhuna antiligjore e policisë së qeverisë rilindiste po vazhdon; edhe ndaj protestës paqësore ku mungojnë vandalizmat anësore siç e pamë dje, edhe ndaj të miturve siç e kemi parë gjithë këto ditë. Që t’a dinë mirë që sot se paligjshmëria do të ndëshkohet opozita të angazhohet për një komision hetimor qeveritar mbas 25 prillit, i cili, bazuar në raportet e Avokatit të Popullit, shoqatave për të drejtat e njeriut, medias etj., të hetojë e të gjejë shkelësit në rradhët e policisë e t’ja dorëzojë Drejtësisë.