BallinaAktualitetNjeriu i memeve sulmon Veliun: Për të shpëtuar këtë surrat u arrestuan...

Njeriu i memeve sulmon Veliun: Për të shpëtuar këtë surrat u arrestuan 180 persona

Prej pesë ditësh po protestohet në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

Genc Sejko, i njohur si “njeriu i memeve”, me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se gjatë këtyre ditëve janë arrestuar 180 protestues.

“Për të shpëtuar këtë surrat, janë arrestuar mbi 180 të rinj”, shkruan Sejko në Facebook.

Protestuesit prej ditësh kërkojnë shkarkimin e Drejtorit të Policisë, Veliu, si dhe largimin e të gjithë policëve të inkriminuar, si nisjen e një reformimi brenda uniformave blu.

Kërkesës për largimin e Veliut është refuzuar në mënyrë kategorike nga ana e kryeministrit Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular