Policia rrethon nga të katërta anët sheshin “Skënderbej”, duke kontrolluar imtësisht grupet me dy apo më shumë të rinj që tentojnë të hyjnë.
Kontrollet e shtuara vijnë vetëm pak minuta para nisjes së një proteste të mundshme për vrasjen e Klodian Rashës. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, thirrjet për protestë në rrjetet sociale kanë qenë më të pakta se në protestat e mëparshme.
Të rinjtë që i janë afruar sheshit “Skënderbej” këtë pasdite, janë ndaluar nga patrulla të policisë, që i kanë këruar kartatat e identitetit, apo kanë kontrolluar çantat e tyre të shpinës.
Pamjet Balkanweb: