Reperi i famshëm Noizy, i njohur si rival i përhershëm me Arkimed Lushajn, ose Stresin, duket se edhe në rastin e protestave, është kundër këtij të fundit. Ai shkruan se edhe qorri e sheh, që kjo është një protestë politike.
Sakaq, Noizy ka një propozim tjetër për të ndihmuar familjen e Klodian Rashës, i cili u vra në mesnatë nga një efektiv policie.
“Të mblidhemi e të ndihmojmë familjen e Klodianit, dhe jo të merremi me protesta për të mbrojt by***** tona”, ka shkruar ai në Instastory.