BallinaAktualitetShtyhet nisja e shkollës në janar, ministra e Arsimir Kushi: Dy datat...

Shtyhet nisja e shkollës në janar, ministra e Arsimir Kushi: Dy datat që po diskutojmë

spot_img

Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ftuar në studion e “ABC”-së deklaroi për herë të parë se shkolla pas festave, pra në janar nuk do të nisë në datë 4 sikur është në program, por në 11 ose 18 të muajit të parë të vitit të ri për shkak të pandemisë.

“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi.

Po ashtu ajo theksoi se efikasiteti i mësimit online nuk është i njëjtë me mësimin fizik, por Kushi tha se për të parandaluar përhapjen e Covid-19 u mor vendimi për procesin e mësimit online dhe të alternuar.

Më herët Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmoi se kishte në shqyrtim variantet për afrimin e orës policore dhe zgjatjen e pushimeve dimërore për kopshtet dhe shkollat.

Ndërsa shefja e Survejancës dhe Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik  Eugena Tomini, apeloi për të festuar në familje pasi thotë se koronavirusi në vend po vijon përhapjen me intensitet të lartë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular