BallinaAktualitetVaksinat sollën shpresën, por Gates bën parashikimin aspak optimistë: në 6 muajt...

Vaksinat sollën shpresën, por Gates bën parashikimin aspak optimistë: në 6 muajt e ardhshëm…

Ndonëse vaksinat kanë rikthyer shpresën për rikthimin e normalitetit, Bill Gates thotë se ai pret që bllokimet e lidhura me koronavirusin mund të zgjasin deri në vitin 2022.

Miliarderi themelues i Microsoft i bëri publike parashikimet e tij gjatë një interviste me Jake Tapper të CNN, ndërsa SHBA vendosi rekorde të reja të rasteve me koronavirus, shtrimeve në spital dhe vdekjeve për një periudhë shtatë ditore.

I pyetur se sa keq mendon se kriza COVID-19 do të bëhet në muajt e ardhshëm para se vaksinat të bëhen të disponueshme, Gates tha: ‘Epo, fatkeqësisht, katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë më e keqja e epidemisë Parashikimi tregon mbi 200,000 vdekje shtesë. Nëse do të ndiqnim rregullat për sa i përket mbajtjes së maskave dhe distancimit, mund të shmangim një përqindje të madhe të atyre vdekjeve. Pra, në një periudhë të afërt, nuk priten lajme të mira’.

Ai tha se në verë do të shohim një afrim të rikthimit në normalitet, por shtoi se pandemia nuk do të mbarojë nëse nuk ndihmohen edhe vendet varfra të luftojën virusin

“Sigurisht, deri në verë do të jemi shumë më afër normales sesa tani, por edhe deri në fillim të vitit 2022, nëse nuk ndihmojmë vendet e tjera të heqin qafe këtë sëmundje, do jetë gjithmonë rreziku i rikthimit të virusit”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular