BallinaKronikeEMRAT+FOTO/Tronditëse! Gjenden të copëtuar në 3 valixhe 2 trupa, dyshohet se i...

EMRAT+FOTO/Tronditëse! Gjenden të copëtuar në 3 valixhe 2 trupa, dyshohet se i përkasin çiftit shqiptar

spot_img

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Italia ku janë gjetur në një valixhe trupat e pajetë të dy personave. Dy trupat u gjetën të copëtuar në tre valixhe në afërsi të një burgu në Firence dhe sipas autoriteteve italiane dyshohet se u përkasin çiftit shqiptar Shpëtim e Teuta Pasho, të zhdukur në vitin 2015 në Itali.

Çifti Pasho raportohen të zhdukur që nga nga 2 nëntori i vitit në 2015 në Castelfiorentino. Sipas policisë italiane, në kohën e ngjarjes  së rëndë, i biri i çiftit arrestua në Itali për veprën penale të trafikimit të drogës, gjë e cila mund të jetë një tjetër pistë hetimi.

Si u gjetën kufomat?

Eshtrat e gjetura ishin mbështjellë brenda valixheve, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës. Këmbët e gruas u gjetën në një valixhe, ndërsa pjesa e sipërme e trupit të saj në një valixhe tjetër.

Valixhet ishin rreth dhjetë metra larg njëri-tjetrit dhe duket se ishin hedhur nga një makinë në lëvizje. Policia italiane po kërkon edhe për një valixhe tjetër, që mendohet se do të ketë pjesët e tjera të trupit të gruas.

Pjesët e trupit të burrit, mendohet se i përkasin një personi të moshës rreth 46 vjeç. Trupi i tij është gjetur i ndarë në copa, dhe i çarë në fyt. Mendohet se vrasjet mund të jenë bërë më shumë se një vit përpara. Ndërkohë, vijojnë akoma hetimet për të gjetur ndonjë valixhe tjetër me trupa viktimash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular