Detaje të reja kanë dalë për 21 vjeçarin nga Peqini i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Durrësit ditën e sotme.
Dyshimet e reja thonë se ai ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia.
21-vjeçari Renato Nebiu, ka ndërruar jetë në ambulancë, rrugës për në spitalin e Durrësit.
I riu nga fshati Karinë, ka shkuar fillimisht në qendrën shëndetësore të fshatit dhe nga aty është nisur për në spitalin e Durrësit por fatkeqësisht nuk ia ka dalë dot.
Ende nuk ka detaje të tjera mbi këtë ngjarje por pritet që në vijim të dalë përgjigjia e saktë se nga se ka vdekur. Hetimet për këtë ngjarje do i bëjë policia e Peqinit.