Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka caktuar masën e shpërblimit që do të kenë komisionerët në zgjedhjet e 25 prillit
Sipas projektvendimit që do të miratohen nesër, parashikohet se për këto zgjedhje do të ketë një rritje në shpërblimin financiar ku normalisht, pjesën më të madhe e marrin kryetarët dhe zëvendëskryetarët e KZAZ-ve.
Projektvendimi parashikon masën e shpërblimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore, në vlerën:
a) Kryetarin dhe zv.kryetarin e KZAZ-së në vlerën 75.000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë.
b) Sekretarin e KZAZ-së në vlerën 65.000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë.
c) Anëtarin e KZAZ-së në vlerën 60.000 (gjashtëdhjetëmijë) lekë.
ç) Për kryetarin e KQV-së në vlerën 5.000 (pesëmijë) lekë.
d) Për sekretarin e KQV-së në vlerën 4.500 (katërmijë e pesëqind) lekë.
dh) Për anëtarin e KQV-së në vlerën 4.000 (katërmijë) lekë.
e) Për anëtarin e GNV-së në vlerën 10.000 (dhjetëmijë) lekë.
Masa e shpërblimit të komisionerëve zgjedhorë për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill
2021, krahasuar me masën e shpërblimit për ta në zgjedhjet e mëparshme, është në vlerë të shtuar prej:
5000 lekë për Kryetarin dhe Zv.kryetarin e KZAZ;
1000 lekë për Kryetarin e dhe Sekretarin e KQV-së;
500 lekë për anëtarin e KQV-së;
4000 lekë për anëtarin e GNV-së