BallinaOP EDSkena e politikës në Shqipëri është kthyer në një “One man show”

Skena e politikës në Shqipëri është kthyer në një “One man show”

Nga Erblin Iskurti

Në historinë e shkurtër politike të vendit tonë, pothuajse gjithmonëskena politike ështëdominuar nga lidertëfortë. Kjo mbase ndikuar edhe nga mentaliteti ballkanik dhe rrethanat historike të cilat kanë diktuar qasjen e popullit ndaj elitës drejtuese. Është e kotë të kërkohet të analizohet periudha e diktaturës nën këtë optikë, pasi kulti i individid është një ndër karakteristikat kryesore të rregjimeve diktatoriale kudo në botë dhe sigurisht Shqipëria nuk përbën përjashtim. Në diktaturë, vija ndarëse mes drejtuesit dhe partisë dhe kësaj të fundit me aparatin shtetërorështë inekzistente. Nevoja e pafuqisë njerëzore për tu mbështetur në një Krijues të gjithëfuqishëm, pas ndalimit të fesë u drejtua në të vetmin të plotfuqishëm që ju projektua popullit, liderin komunist. Dhe kjo lëshoi rrënjë aq shumë në një pjesë të popullsisë, saqë me vdekjen e tij menduan se Shqipërisë i erdhi fundi, sepse ai ishte vetë Shqipëria.

Sigurisht që një indoktrinim i tillë nuk është e thjeshtë të çrrënjoset shpejt nga mentaliteti i një populli dhe frymën e tij e shohim gjatë gjithë periudhës post-komuniste shqiptare. E shohim në skenën politike ku liderët dhe eskponentët kryesorë të politikës shqiptare kanë mbi 30 vite aty dhe edhe pas dështimesh politike të njëpasnjëshme as nuk e çojnë nëpër mend te dorëhiqen. E shohim në administratë kur shkon të marrësh shërbimin që të takon ligjërisht dhe shumica e punonjësve duket sikur flasin nga maja e Olimpit dhe po na bëjnë nder ne vdektarëve duke dhënë shërbimin për të cilin paguhen nga taksat tona. Madje kjo frymë vihet re edhe në nivele më banale, në lagje e komunitet ku respekti për të fortin e lagjes pavarësisht punës që bën është kthyer në institucion.

Në një shoqëri të tillë, duket se modeli i vetëm i suksesit në jetën publike është ai i liderit të fortë. Mirpo për hir të së vërtetës duhet thënë që lideri aktual e ka çuar në një tjetër nivel këtë. Sigurisht që nuk mund të krahasohet me drejtuesit komunist dhe kultin e individit që ai sistem ngriti, por ka ditur të marrë maksimumin e lejuar në një sistem hibrid siç është Shqipëria. Prej vitesh skena e politikës është kthyer në një “One man show”. Prozhektorët janë drejtuar vetëm te një njeri dhe populli spektator duartroket aktrimin e pashoq mbi arritjet imagjinare të qeverisë.

Komunikimi Publik

Mediat kryesore janë kthyer pothuajse në zyrën e propagandëssë qeverisë, ku jo që nuk analizohen problemet e qeverisjes por edhe kronikat e thjeshta përgatiten nga stafi i kryeministrit dhe jepen të gatshme. Sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri ka krijuar një televizion personal nën emrin e tij që ju bën jehonë arritjeve 3D të qeverisë, diçka unike në llojin e tij në vendet jo diktatoriale. Në po të njëjtën linjë, e ka pranuar vetë qëështë ai vetë që replikon me qindra apo mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe jo stafi i tij. Pra çdo fjalë, çdo koment,çdo detaj që del nga qeveria shqiptare, duhet më parë të kalojënë duart e kryeministrit. E jashtëzakonshme.

Pandemia

Një tjetër shembull i mirë i “One man show”është rasti i pandemisë. Megjithëse që në fillimet e saj u krijua një grup ekspertësh qëdo këshillonin mbi masat që do ndërmerrte qeveria, në fakt ishte kryeministri që vendoste mbi gjithçka. Madje edhe deklarimi dhe përditësimi i masave jepej në konferencë nga kryeministri dhe jo nga ekspertët. Aq e vërtetëështë kjo, saqë në një nga intervistat e njërit prej ekspertëve të pandemisë, kur u pyet se kush ishte kryetari i këtij grupi, u mundua të shmangej pa sukses dhe në siklet pasi siç duket edhe formalisht nuk kishte një kryetar dhe çdo gjë vendosej nga “the man”. Dhe për ta kurorëzuar të gjithë këtë proces, ishte i vetmi kryeministër në botë që shkoi personalisht në Amerikë, të fliste me CEO e kompanisë farmaceutike qëdo prodhojë vaksinën kundër COVID-19 për të siguruar sasinë e nevojshme për vendin tonë. Kjo ishte së paku ajo çka u shfaq në kronikat e gatshme të lajmeve.

Ri-atdhesimi i fëmijëve nga Siria

Kryeministri u shfaq sërish në rolin e heroit kur së bashku me ish ministrin e brendshëm shkuan në Liban për të bërëtë mundur ri-atdhesimin e fëmijëve jetimë të mbetur në kampet e Sirisë pas vdekjes së prindërve të tyre në luftë. Nuk është e qartë se pse kryeministri duhej të shkonte personalisht deri në Liban përveçse nëse nuk kërkoi që prozhektorët e heroizmit të ishin mbi të teksa po sillte në shtëpi disa fatkeq të bllokuar në një zonë lufte.

Ministër i Jashtëm

Që nga Janari i vitit 2019 kur Ditmir Bushati u shkarkua, kryeministri drejton edhe një ndër portofolet më të rëndësishme të qeverisë, atë të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë. Si i pari i diplomacisë shqiptare, shpresa kryesore ka qënë hapja e negociatave ku sërish do ishte ai që do shkëlqente jo vetëm si i pari i qeverisë, por edhe si i pari i diplomacisë shqiptare. Pra do kishte një dopio meritë. Për fatin e tij të keq, dhe duhet thënë edhe tonin, Europa jo vetëm që nuk pranoi të hapte negociatat, por në disa raste kërkoi edhe që të ndahej Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në këtë proces në mënyrë që të mos i bëhemi pengesë atyre.

Nëse do kthehemi ti shohim me vëmendje këto 7 vite e gjysëm qeverisje, lista do ishte shumë herë më e gjatë. Megjithatë mendoj se rastet e sipërpërmendura janë të mjaftueshme të kuptohet mentaliteti qeverisës i kryeministrit. Ky mentalitet për fat të keq është i pranuar gjerësisht edhe nga populli dhe ndaj ne kemi tifozë pothuajse të verbër partish që votojnë njëjtë pavarësisht se si qeveris partia që ato simpatizojnë. Sigurisht që kjo nuk do as mend as kalem për të kuptuar sa e dëmshme është. Në momentin kur masa gri e elektoratit qëvoton dhe mbështet nje parti të caktuar për shkak të programit që paraqet për qeverisjen e vendit dhe jo për shkak tëtrashëgimisë familjare apo interesit të ngushtë vetjak, do dominojë mbi tifozët e verbër të tëdy krahëve, atëherë do imponohet një rimodelim i liderit nga i cili përfituesi kryesor do jetë Shqipëria. Dhe vetëm atëherë do mund të kemi një lider që nuk do ketë prioritet se si do duket ai ne sytë e shqiptarëve, por se si do duket Shqipëria ne sytë e tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular