BallinaAktualitetLajm i mirë nga Greqia/Shtyhet afati i lejeve të qëndrimit, ja çfarë...

Lajm i mirë nga Greqia/Shtyhet afati i lejeve të qëndrimit, ja çfarë duhet të dini

spot_img
spot_img

Ministria e Brendshme greke ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.

Burime sqarojnë se drafti ligjor u dërgua në parlamentin grek pasditen e së premtes dhe merr vlefshmëri që prej të hënës së ardhshme, më 21 dhjetor.

Ky vendim u jep një frymëmarrje lehtësuese mijëra emigrantëve që jetojnë në vend, shumica e tyre shqiptarë, të cilët rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

Burime qeveritare greke thanë se po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19.

Më herët, burime qeveritare i thanë Top Channel se po punohet për përgatitjen e disa drafteve ligjore që lehtësojnë në jetën e përditshme emigrantët, si dhe për krijimin e database-ve të posaçme për punonjësit sezonalë që mbërrijnë në vend, kryesisht për t’u punësuar në sektorin e bujqësisë.

Për përshtatjen e drafit ligjor po punohet ngushtë edhe me ekspertët shqiptarë të emigracionit, Fatos Malaj dhe Arminda Plangarica.

Përsa i përket punonjësve sezonalë, burimet sqaruan se të interesuarit duhet të zbatojnë me rigorozitet afatet e tyre të qëndrimit në vend dhe nëse nuk do të kryejnë rinovimin e kontratës së punës me punëdhënësin që i ka kontraktuar, pranë rajoneve të policisë në  zonat që punojnë për shtyrje të tremujori që mundëson ky program, duhet të largohen nga vendi brenda afateve.

Në të kundërt rrezikojnë gjoba dhe penalitete të rënda, të cilat arrijnë deri në 1200 euro gjobë për këdo shkel afatin e qëndrimit në zonën Shengen.

Po ashtu, edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Greqi kanë hapur sportelet e tyre dhe u mundësojnë emigrantëve shërbim edhe me dy turne, me qëllim pajisjen sa më të shpejtë të tyre me pasaporta dhe karta identiteti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular