Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për dosjen e bujshme 184 dhe merr të pandehur 4 persona.
I pandehur Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre;
Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve;
Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre
Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve.
Për pjesën tjetër të personave nën hetim, Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, etj është kërkuar pushimi i çështjes.
Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale. Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë, Krime të Rënda, SPAK. Në fund SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër. BW