Shoqërohen 5 punonjës policie në Korçë nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Mësohet se të shoqëruarit janë efektivë të Komisariatit të Maliqit.
Duke iu referuar burimeve raportohet se mbi ta rëndon akuza e ‘Shpërdorimit të detyrës’.
Burime bëjnë të ditur se janë efektivët e rendit nga komisariati i Maliqi ndërsa ende nuk dihet nëse ka urdhër arresti për ta apo thjesht pezullim nga detyra.