Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon gjatë mbrëmjes, një darkë pune me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Mësohet se temë e bisedave do të jenë problematika në vend, situata e rënduar ekonomike, kapja e shtetit përfshirë dhe dosjen 184, ku u faktua blerja e votës dhe disa nga ekzekutorët do dalin në gjykatë me akuzën e Prokurorisë.
PD ka kërkuar që edhe organizatorët dhe urdhëruesit të çohen para drejtësisë dhe të dënohen.