Dy të rinj shqiptarë janë vënë nën akuzë për kultivim droge pas një aksion policor zbuloi një fermë masive kanabisi në Angli.
Ferma, e cila kishte një vlerë prej 1 milion £, u gjet nga policia e Derbyshire në Angli pasi oficerët ushtruan kontroll në një shtëpi më 6 dhjetor.
Më shumë se 1.000 bimë në faza të ndryshme të zhvillimit u gjetën të shpërndara në tre kate të ndërtesës.
Dy shqiptarët në të 20-at që ishin në pronë u arrestuan për prodhimin e kanabisit. Saimir Kullau, 23 vjeç, dhe Marsel Sadja, 24 vjeç, janë vendosur në paraburgim.