BallinaEkonomiTuneli i Llogarasë/ Eksperti kap ngushtë ministren: Nuk kam ardhur e përgatitur...

Tuneli i Llogarasë/ Eksperti kap ngushtë ministren: Nuk kam ardhur e përgatitur për këtë pyetje

spot_img

I ftuar në “Ekopolitikë” në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Klodian Muço vendosi në siklet ministren e ekonomisë dhe financave Anila Denaj me pyetjen e tij sa i përket projektit të Tunelit të Llogarasë.

Sipas Muços, Thesari ka firmosur 20% të shumës së financimit të këtij projekti, ndërkohë që këto para mungojnë.

Përgjigja e ministres? “Unë përfaqësoj qeverinë por nuk kam ardhur e përgatitur për këtë pyetje…

Pjesë nga diskutimi në studio:

Klodian MuçoDo të shtoja diçka të vogël sa I përket Tunelit të Llogarasë. Ju thoni me të drejtë se nuk më përket mua por një dikasteri tjetër.

Anila DenajUnë përfaqësoj qeverinë por nuk kam ardhur e përgatitur për këtë pyetje…

Klodian MuçoLigji flet qartë: nëse ti do të tenderosh një projekt të caktuar nevojiten që 20% e financimit të këtij projekti të jenë në arkë. Këtë dokument teorikisht e ka firmosur Thesari, Thesari që është nën vartësinë tuaj. Këto para mungojnë sot, si ka mundësi që është firmosur?

Anila DenajNëse pyetjet janë të lidhura me një tender të caktuar unë duhet të dija në avanc, të merrja informacionin juridik. Kjo është praktika më e mire e gazetarisë, e analistëve. Do ja japim përgjigjen Fatosit (drejtuesi i emisionit) me shkrim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular