Një nënë e cila i bleu djalit të saj 12 vjeç një makinë “Rolls Royce” me një vlerë prej 250 mijë paund, është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
34-vjeçarja, Gulnora Mukhedinova i bleu të birit një dhuratë shumë të shtrenjtë me rastin e ditëlindjes. Por në rrjet ajo u konsiderua si “një dhuratë e papërshtatshme”.