Kryepeshkopi, Anastas Janullatos ia ka dalë të fitojë betejën e vështirë me Covid-19.
Kryepeshkopi ka rrëfyer eksperiencën e tij me Covid për mediat greke. Ai u shpreh se kur ishte sëmurë nuki kishte frikë, por një shqetësim të paprovuar më parë
Ndër të tjera Kryepeshkopi është shprehur se do ta marrë vaksinën kundër koronavirusit sipas udhëzimeve të mjekëve.
Pjesë nga intervista:
“Nuk ndjeva frikë, vetëm një shqetësim të paprovuar më parë. Unë kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por kjo ishte një aventurë në një terren të panjohur. Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol. Në atë moment gjeta përsëri strehë në të vërtetat që gjithmonë më kanë mbështetur në jetën time. Ata që vënë në dyshim faktet tronditëse të pandemisë me sa duket janë prekur nga një tjetër sëmundje serioze, të identifikuar me thënien e lashtë: “ Nuk më bind dhe nëse më bind”.
Debati publik duhet të jetë krijues, ai kërkon njohuri serioze, përgjegjësi dhe maturi. Polarizimi është një formë e majisjes dhe prishjes. Unë e kuptoj zemërimin, por ne duhet të shmangim dëshpërimin. Pështjellimi i shkaktuar nga pandemia duhet të merret seriozisht, me një frymë kritike, solidaritet, besim dhe shpresë.
Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Duke theksuar nevojën për drejtësi sociale, respekt për çdo qënie njerëzore dhe kujdes për ata që vuajnë si dhe të dobëtit.
Sigurisht që unë do ta bëj vaksinën sipas udhëzimeve të mjekëve të mi.