Një numër i madh artefaktesh kulturore u zbuluan në provincën Hebei, në veri të Kinës, shkruan “Xinhua”. Arkeologët kanë kryer gërmime duke nisur prej korrikut, në rrënojat e një qyteti antik në atë që aktualisht është qyteti Langfang. Ata gjetën një grumbull artefaktesh që besohet se i përkasin periudhës që daton deri në Dinastinë e hershme Perëndimore Han, nga viti 206 p.e.s deri në vitin 25.
Artefaktet e zbuluara përfshijnë pjesë të mureve antike të qytetit, furra, puse, varre dhe gropa, si dhe sende qeramike, bronzi dhe guri.
Zbulimi do të japë prova të paraqitjes dhe shkallës së qyteteve antike gjatë Dinastisë Han dhe ka përmbysur idenë e mëparshme se qyteti Guangling i përkiste Dinastisë Song.