Italia ka shënuar rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit që është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe. Mediat raportojnë se lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë
Pacienti dhe partneri i tij u kthyen nga Britania e Madhe në ditët e fundit në aeroportin Fiumicno të Romës dhe kanë qenë në izolim që nga ajo kohë, njoftoi ministria, raporton Reuters.
Ndërkohë disa vende evropiane si Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë ndaluar fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar, me shpresën e bllokimit të variantit të ri të Covid-19.
Ndërkohë edhe Franca duket se ka të njëjtin plan.
Sekretari britanik i shëndetësisë Matt Hancock i tha BBC News, se tipi i ri i koronavirusit është “jashtë kontrollit”.
Në gjithë botën, numri i personave të infektuar me Covid i kalon 76 milion dhe rreth 1.7 milion kanë humbur jetën.