Goli i vitit në futbollin botëror është shënuar në ndeshjen e La Liga 2 apo Segunda Division mes Espanyolit dhe Almerias. Espanyoli ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndeshjen ndaj Almerias në kuadër të javës së 19-të në La Liga 2.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Raul de Tomas (9’, 84’) për vendasit, ndërsa Jose Corpas Serna (51’) për mysafirët.
Megjithatë, goli i parë i ndeshjes i shënuar nga De Tomas ka fituar gjithë vëmendjen, pasi ishte shumë i rrallë.
De Tomas ka arritur të shënojë një supergol nga gjysma e fushës. Distanca e golit të shënuar thuhet se është rreth 55 metrave duke befasuar të gjithë.