BallinaAktualitetDrejtori i Zhvillimit të Vaksinave: I sigurt se mutacioni i ri i...

Drejtori i Zhvillimit të Vaksinave: I sigurt se mutacioni i ri i COVID-19 është përhapur edhe në…

spot_img
spot_img

Drejtori i Zhvillimit të vaksinave në kompaninë COVAX, Arban Domi është shfaqur i sigurtë se mutacioni i Covid-19 i identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Në emisionin “Opinion”, Domi shtoi se ende nuk dihet nëse vaksina e Phizer dhe Moderna parandalon përhapjen e virusit të shkaktuar nga një  mutacion.

“Nuk dihet nëse e mbron nga mutacionet. Jam i sigurt që Phizer dhe Moderna po testojnë vaksinën e tyre në lidhje me këtë virus, sepse ato kanë mostrat, e venë në kontakt me virusin e ri për të parë si reagon. Kam ngelur i befasuar nga ky alarm në Europë që nga ana virologjike dhe e kërkimit është i pavlerë. Ky mutacion është që në shtator, në fillim të dhjetorit 20 për qind e rasteve të infektuarve në Angli ishin me këtë mutacion të infektuar, tani është 60 për qind.  Jam i sigurt që ky mutacion është përhapur në të gjithë Europën edhe në Shqipëri. Gjëja pozitive është që ka rritur infektivitetin, por nuk ka ndryshuar lidhur me vdekshmërinë dhe rëndësinë e sëmundjes”, tha Arban Domi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular