BallinaOP ED"Dua Demokraci si Kosova"

“Dua Demokraci si Kosova”

spot_img
Nga Arlind Hoxha

Është për tu admiruar dhe për tu marr shembull kultura që institucionet dhe vet shtetasit e Kosovës kanë për ligjin dhe Kushtetutën.
Dje Gjykata Kushtetuese e Kosovës tregoi përseri se është mbi palët në shërbim të ligjit si rojtare e institucioneve dhe kushtetutës, ku rrëzoi qeverinë aktuale dhe dërgoj vendin në zgjedhje të parakohshme .
Gjykata e Kushtetuese e Kosovës tregoi dhe njëher se në Kosovë funksionon ndarja dhe balancimi i pushteteve pasi nuk është rasti i parë që kjo gjykatë rrëzon qeveritë , kujtojmë rastin fundit të qeverisë Kurti pas nocionit të mosbesimit (Maj 2020)
Dje gjykata konstatoj se ka shkelje të nenit 71 te Kushtetutës. ” Neni 71.1 i Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 29.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend, nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit “
Në parlamentin e Kosovës një nga deputetët e shumicës qeverisëse ishte i dënuar me vendim formës së prere dhe i ndalohej e drejta të kandidonte dhe të zgjidhej si përfaqsues në organet ligjvënëse .
Kaq mjaftoj për të konstatuar se ka shkelje të kushtetutës dhe gjykata vendosi se vendi duhet të shkoj pas 40 ditëve në zgjedhje të parakohshme për të mandatuar qeverinë e re .
Le të bëjmë analogji me Shqipërinë që ka mbi 2 vite pa Gjykatë Kushtetuese për të kuptuar forcën dhe rëndësinë e këtij institucioni
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon në nenin 64 se parlamenti duhet te përbëhet nga 140 deputetë që të jetë legjitim dhe funksional, ndërsa në Shqipëri organi ligjvënës parlamenti merr vendime pa numrat që kërkon kushtetuta . Kjo pasi në Shqipëri nuk ka një gjykate kushtetuese funksionale që të vendoste për shpërndarjen e parlamentit apo legjitimin e tij
” Neni 64.1 : ” Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore “
Në shqipëri janë zhvilluar zgjedhje një partiake dhe po bëhen dy vite që të ” emëruarit ” që mbajnë të njëjtën ngjyrë marrin vendime dhe përfaqesojnë komunitetin kur kushtetuta parashikon qartazi se zgjedhjet duhet të zhvillohen me të paktën dy palë dhe parashikon pluralizëm politik .
Sot dy pushtet që përfaqësojnë sovranin, pushteti qendror dhe pushteti vendor janë në limitet e ligjshmërisë dhe në shkelje të kushtetutës por vazhdojnë të funksionojnë rregullisht, të nxjerrin ligje , vendime dhe urdhëra duke anashkaluar dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias sipas interesit të pushtetit dhe jo të sovranit i cili nuk ka ushtruar të drejtën e zgjedhjes me votë të përfaqësuesve të tyre
Koncepti i ndarjes dhe i balancimit të pushteteve egziston në letër por në të vërtet gjithë pushtetet janë në një dorë të vetme si pushteti ekzekutiv si ai legjislativ dhe si pushteti gjygjësor që tashmë ka 2 vite i shaktërruar në emër të reformës .
Gjykata kushtetuese është “rojtare” e kushtetutës që cdo ligj të jetë në përputhje me të dhe demokracia dhe institucionet të funksionojnë normalisht.
Mungesa e këtij institucioni kaq të rëndësishëm sjell rrezikun e instalimit të një diktature përmes miratimit të ligjeve pa kontroll që sjellim një kaos legjislativ duke shkelur ligjin themeltar dhe cdo parim ligjor .
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular