Ish-deputeti Namik Dokle ka ndarë me miqtë e në faqen e tij në FB, një përvojë skandaloze dhe të frikshme.
Ai tregon se duke pritur radhën në një treg fruta-perime, një gruaje i vjen një mesazh në telefon dhe ajo i kërkon dikujt pranë që ta lexojë zë, pasi nuk mundej vetë pa syze.
Blerësi tjetër e ndihmon dhe lexon mesazhin me zë: Në bazë të analizës që keni bërë, rezultoni pozitiv me Covid-19!
Postimi i plotë i ish-deputetit socialist:
Çfarë t’u thuash njerëzve të tillë?!!
Shkon tjetri të blejë ca fruta dhe perime. Gjen aty edhe blerës të tjerë.
Njërës prej tyre i tringëllin celulari. Ajo ia jep blerësit që ka më afër dhe i thotë: Më erdhi një mesazh, ma lexo se nuk e shoh mirë- dhe ia lëshon celularin në dorë.
Dhe ai lexon: Në bazë të analizës që keni bërë, rezultoni
pozitiv me Covid-19!
Çfarë t’u thuash njerëzve të tillë?!