BallinaTe tjera1946/“Kam për të vdekur në burg”, LETRA: Fëmijët amanet, gruaja le te...Po...

1946/“Kam për të vdekur në burg”, LETRA: Fëmijët amanet, gruaja le te…Po deshët, hajdeni piqemi se…

spot_img
spot_img

Nga Kastriot Dervishi

Me vendimin nr.609, datë 31.10.1946 të Gjykatës Ushtarake të Tiranës u dënua një grup opozitar i përbërë nga: Petrit Mërlika, Rexhep Drogu, Nikolla Kotte, Ali Ndroqi, Vasil Progni, Riza Selmani, Ali Vadenja, Masar Gina, Izet Bebeziqi, Zhan Gorguzi, Burhan Mezini, Alije Sula, Arqile Konomi, Nush Radovani, Zef Nikaj, Nefail Pasholli, Fiqiri Sulo, Xhelal Shaska, Riza Shtylla, Sali Pëllumbi, Mykerem Janina, Zija Çausholli, Adem Balliçi, Nevzat Adem Vila, Selim Kërluku. Procesi hetimor ishte shumë i rëndë. Njëri nga të pandehurit, duke kujtuar se nuk do jetonte gjatë, i shkroi vëllait Mehmet një letër, në të cilën përmend emrat e fëmijëve të tij. letra nuk mund të dërgohej pasi u kap dhe administrua si prove në një dosje hetimore-gjyqësore.

Letra nga burgu

“I dashur Mehmet! Fëmijët e mi i ke amanet sa të vritem. Gruaja po deshi le të martohet. Valentinës për herë të fundit së largu i puth sytë. Lirinë me mall të madh e puth dhe për Kujtimin nuk do më tresë dheu. Nënë dhe vëllezër të dashur. Po deshët, hajdeni piqemi se nga mot kam për të vdekur në burg”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular