BallinaKronikeAnëtari i gjashtë i Kushtetueses, KED i çon listën e kandidatëve presidentit...

Anëtari i gjashtë i Kushtetueses, KED i çon listën e kandidatëve presidentit (emrat)

spot_img
spot_img

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar presidentit Ilir Meta dy emrat e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftim thuhet se KED KED do t’i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë kreut të shtetit.

Presidenti do të zgjedhë anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, çka e bën këtë gjykatë funksionale. Kujtojmë që ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale deri në fund të vitit 2020.

Një javë më parë u zgjodh në Kuvend me 96 vota pro anëtari i pestë i kësaj gjykate, që ishte Altin Binaj.

Njoftimi i plotë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.12.2020, vijoi mbledhjen, sipas rendit të ditës së njoftuar në datë 22.12.2020, në lidhje me miratimin e vendimeve për kandidatët e lejuar dhe miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, Z. Aleksanër Toma dhe Z. Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

KED do t’i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular