Një lajm i mirë vjen edhe nga Italia, pasi edhe kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha ka rezultuar negative në tamponët e fundit dhe ka rinisur stërvitjen me skuadrën e Spal.
Gardiani kuqezi përjetoi një eksperiencë jo të mirë me koronavirusin, pasi në një moment iu desh të shkonte edhe në spital për trajtim të specializuar, por tani ka lënë gjithçka pas krahëve.
Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja fiton betejën me Covid-19 dhe i është bashkuar skuadrës së Vitesses në stërvitje, ditën e djeshme. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Eredivisie.
Sulmuesi 19-vjeçar rezultoi pozitiv në tamponët e kryer disa ditë më parë dhe gjatë kësaj kohe kishte qëndruar në izolim.
Tashmë Broja është gati për të ndihmuar Vitessen në ecurinë pozitive në kampionat, ndonëse vështirë se do të luajë titullar në ndeshjen e fundjavës, pasi nuk ka gjendjen e duhur fizike.
Sulmuesi iu bashkua holandezëve këtë shtator në formën e huazimit nga Chelsea dhe deri tani ka arritur të shënojë 5 gola në 11 ndeshje.