BallinaEkonomiGoditja nga COVID-19, bizneset në vështirësi. Sipërmarrësit apel qeverisë: Bashkë me masat...

Goditja nga COVID-19, bizneset në vështirësi. Sipërmarrësit apel qeverisë: Bashkë me masat duhet një paketë e tretë financiare

spot_img
spot_img

Në mbyllje të vitit 2020 dhe në kohën kur qeveria ka shtuar kufizimet e lëvizjeve dhe shërbimeve, biznesi në vend apelon për një paketë tjetër rimëkëmbje. Presidenti i ‘Biznes Albania’, Luan Bregasi dhe sipërmarrësi Nikolin Jaka kërkojnë që qeveria të ulet me biznesin dhe ta ndihmojë atë në këtë situatë të vështirë që po kalon.

“Qeveria dhe biznesi të ulen së bashku dhe të mendojnë një paketë serioze.Nuk po them të na falen lek por disa lehtësime të taksave të tatimeve, riskedulimeve të shtyrje duhet të behen pjesë e kësaj pakete.” tha Bregasi.

“Duhet të mendojnë një platformë për ringritjen e sipërmarrjes private dhe të ekonomisë. A duhet paketë, a duhet subvencion, a duhet ndërhyrje kjo është një model që duhet të zgjedhi qeveria shqiptare duke u konsultuar me sipërmarrjen private.” -u shpreh Jaka.

Sipërmarrësit thonë se që nga nisja e pandemisë i kanë parashtruar disa kërkesa qeverisë në mënyrë që bizneset e tyre të mos shkojnë drejt falimentit

“Të ndihmohet biznesi edhe me kredi të buta.Unë do të kërkoja edhe shtyrje të kredive ekzistuese.Nuk po them mos paguaj biznesi por të shtyhet pagesa e principalit.Të ristrukturohen të gjitha kreditë e ndërmarrjeve që kanë vështirësi. Të paguhen interesat por jo principalet të paktën deri në fund të viti 202. Të rishikohen të gjithë penalitet që kanë ardhur për shkak të pagesave të vonuara të ndërmarrjeve në muajt Mars, Prill ,Maj ndoshta dhe në vazhdim.” -vijoi Bregasi.

Që nga nisja e pandemisë biznesi thotë se është dëmtuar nga kufizimet e orarit te punes. Edhe vendimin e fundit të komitetit të ekspertëve për kufizimin e orarit të lëvizjeve të qytetarëve dhe punes se bizneseve, sipërmarrësit e cilësojnë cënim për të gjithë ata. Bregasi e jaka  thonë se bashkë me vendosjen e orës policore qeveria duhet të parashikoj edhe buxhet mbështetës për biznesin.

“Unë mendoj që duhet të rishikohet kjo gjë.Ndoshta deri në mbarimin e festive të jetë orari 22:00 sipas rregullave dhe protokolleve.Sepse në të kundërt më mire thoni mbyllet hoteleri, restorantet, turizmi dhe e dim që mbyllen sepse kështu kemi kosto që mbajmë njerëzit në punë dhe nuk kryhet misioni i shërbimit pra ndërmarrjet vihen në shumë vështirësi.” tha Bregasi.

“Qeveria shqiptare nëse merr masa kufizuese duhet të parashikoj edhe buxhetin e mbështetjes.Nëse ti merr masa kufizuese dhe nuk parashikon buxhet mbështetës do të thotë që po bën dëm të dyfishtë.” theksoi Jaka.

Biznesi refuzon çdo skenar për një mbyllje të dytë të ekonomisë pasi sipas sipërmarrësve, do të ishte katastrofike për ta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular