BallinaAktualitetMjegull e dendur në Kukës, paralizohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

Mjegull e dendur në Kukës, paralizohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

spot_img
spot_img

Kukësi është mbuluar nga mjegulla mëngjesin e kësaj të mërkure. Orët e para të ditës kanë sjellë vështirësi në qarkullim për shkak të pamjes së kufizuar.

Më problematike situata paraqitet në Rrugën e Kombit, një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe të mjegullës duke vështirësuar qarkullimin ndërkohë që fluksi i lëvizjes së automjeteve ka filluar të rritet për shkak të ardhjes së emigrantëve kosovarë për festat e fundvitit. Policia e Kukësit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizim më kujdes.

Prania e mjegullës së dendur është në segmentin Fushë Dukagjin – Tuneli i Kalimashit. Mjegulla e dendur pothuajse e bën të pakalueshëm këtë aks rrugor.

Drejtuesit e automjeteve ju duhet të lëvizin me kujdes. Mjegulla dominuese në qytet ka krijuar vështirësuar në qarkullimin e kalimtarëve dhe mjeteve. Duke i shtuar edhe tymin nga ngrohja me dru zjarri, Kukësi shfaqet i zhytur në një peizazh gri gjatë kohës së qëndrimit të mjegullës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular