Ditën e sotme qarkulluan lajme se mjeshtri i madh i këngës popullore, Bujar Qamili, është i infektuar me Covid-19. Gjithashtu u tha se ai ndodhet në Itali duke marrë trajtimin e nevojshëm dhe më të specializuar.
Lidhur me këto lajme ka reaguar miku i tij, Ramazan Çeka, i cili shprehet se këngëtari i njohur ka probleme shëndetësore, por jo me koronavirusin.
Gjithashtu Çeka shton se gjendja e këngëtarit të njohur është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm.
“Të nderuar miq, kolegë, gazetarë, punonjës mediash e dashamirës të artit.
Nisur nga situata aspak e qetë psikologjike, e cila sa vjen e po na bën të pranojmë e ta marrim si të vërtetë çdo lajm u bëj me dije se sapo kam komunikuar personalisht me “Mjeshtrin e Madh” dhe mikun tim më të përzemërt Bujar Qamili.
Ai vërtetë ka pasur probleme shëndetsore, por jo me Kovidin.
Falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm.
Në emër të Bujarit dhe familjes së tij u percjell me nota përzemërsie falenderimet më të sinqerta për interesimin tuaj”, shkruan miku i Bujar Qamilit në postimin e tij në “Facebook”.