Një ndodhi e pazakontë ndodhi në studiot televizive ku aktori Laert Vasili që komenton çdo herë për situatën dhe zhvillimet politike, është shfaqur i dehur dhe i papërmbajtshëm duke broçkullisur lloj-lloj teorish dhe fakte të pazakonta.
Edhe pse në studio ngatërroi moderatorin e emisionit, ai lëshoi një mufkë, duke deklaruar se Kosova nuk ekziston.
“Nuk ia fal se Kosova është Shqipëri. Kosova të mbledhë trutë e kokës. Nuk ka Kosovë, ka Shqipëri”, shprehej ndër të tjera Vasili në studio, dhe pavarësisht përpjekjeve të moderatorit Alfred Lela për ta kthyer debatin në shinat e duhura, britmat dhe të sharat e Vasilit, duket se e bënin këtë një mision të pamundur.
Ndërsa transformohet në disa mënyra të çuditshme duke dalë jashtë shinave dhe folur përçart, duke dalë jashtë temës që po diskutohej.