Zgjedhja e Përparim Kalos si anëtar i Gjykatës Kushtetuese është vlerësuar dhe nga institucioni i OSBE-së në vendin tonë.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare, OSBE shkruan se ky është një lajm tjetër fantastik dhe një hap themelor.
Statusi i plotë:
“Zgjedhja e Përparim Kalos anëtar i Gjykatës Kushtetuese është një lajm tjetër fantastik dhe një hap themelor. Për herë të parë, në mbi dy vjet e gjysmë, Gjykata do të ketë kuorum, duke bërë të mundur funksionimin e saj. Urime, gjykatës Kalo për zgjedhjen Tuaj dhe ad majora!” – ambasador Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.