Ka përfunduar festivali i 59-t i Radio Televizionit Shqiptar, duke përzgjedhur edhe këngëtaren fituese.
Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurvizion fillimin e vitit të ardhshëm.
Në vend të dytë, Sardi Struga, ndërsa në vend të tretë është renditur Festina Mezini.
Teksti i këngës fituese “Karma”:
Zoti nuk ma fal
[Verse 1]
Jeta si në përrallë më kish llastuar
Lart në qiell si një yll jetoja unë
Qeshja si e marrë kur ti rënkoje
E pashpirt, vetëm veten doja shumë
[Chorus]
Zoti nuk ma fal
Bota mbi mua ra
Më ike ti, më ikën miqtë
As dritë nuk kam
Zoti nuk ma fal
T’thirra por sot nuk kam
Lotët mbledhur në dorë
Të ndryshkur janë
[Vere 2]
Se të kërkoja nëpër zemra bosh
Dhe e kuptoja asgjë nuk më josh
E vetme jam
Po, e vetme jam
Kur unë rënkoja, qeshje si i marrë
E meritoja unë tërhiqem zvarrë
Fajtore jam
Po, fajtore jam