BallinaBota"South China Morning Post": Kina do t'u ofrojë vaksina Amerikës Latine, Lindjes...

“South China Morning Post”: Kina do t’u ofrojë vaksina Amerikës Latine, Lindjes së Mesme e Azisë

spot_img
spot_img

Gazeta hongkongase “South China Morning Post” raportoi të martën se të dhënat nga kompania britanike e analizave dhe informacionit shkencor “Airfinity” dhe Qendra e Inovacionit Shëndetësor Global e ShBA-së tregojnë se tre kompanitë kryesore farmaceutike kineze: “Sinopharm”, “Sinovac” dhe “CanSino”, do të ofrojnë rreth 400 milionë doza vaksinash të COVID-19 për vendet e Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Sipas artikullit, Pekini ka premtuar se vaksinat e prodhuara nga Kina do t’u ofrohen më shumë vendeve në zhvillim. Për këtë, disa ekspertë theksuan që, në kontekstin kur qeveritë e vendeve të ndryshme janë në garë për t’u ofruar vaksina vendeve të tjera, vullneti politik i qeverisë kineze dhe aftësitë kërkimore shkencore të Kinës në sektorin e vaksinave nënkuptojnë që Kina mund të luajë një rol të rëndësishëm në furnizimin global të vaksinave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular