BallinaBotaTre variantet e reja të COVID më të transmetueshme, Fauci paralajmëron: Do...

Tre variantet e reja të COVID më të transmetueshme, Fauci paralajmëron: Do të duhet…

spot_img
spot_img

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tashmë thotë se do të duhen deri në 90% të imunitetit të tufës në të gjithë SHBA, për t’i dhënë fund  pandemisë së COVID-19, pasi tre lloje të reja të virusit që janë zbuluar, rezultojnë më ngjitëse.

Pavarësisht se në fillim u tha se imuniteti i tufës mund të arrihej në mes 60 apo 70%, Fauci tani beson se mund të duhen afër 90% në mënyrë që jeta t’i kthehet normalitetit.

Më shumë se një milion amerikanë kanë marrë tashmë vaksinën e COVID-19. Nuk është ende e qartë se sa kohë do të duhet për të arritur 90 për qind të imunitetit të tufës duke pasur parasysh normën e vaksinimeve në të gjithë vendin deri më tani.

Mund të kalojnë gjashtë muaj ose më shumë para se vaksinimi të fillojë në masë, pasi përparësi po u jepet punonjësve të kujdesit shëndetësor, të moshuarve në azile dhe, në disa raste, zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Pavarësisht fushatës së vaksinimit të SHBA-së që po fillon këtë muaj, dhjetori tashmë është bërë muaji më vdekjeprurës që nga fillimi i pandemisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular