Një 23-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në një aksident automobilistik në New York, SHBA. I riu është Eri Cakoni, i cili ka qenë duke shkuar në punë bashkë me një mikun e tij kur është aksidnetuar.
I riu jetonte në Amerikë me familjen e tij, motren dhe nënën, të cilat tashmë janë të pikëlluara nga largimi tragjik i djalit të vetëm.
Pas kësaj ngjarje tragjike, familja kërkon që të sjellë trupin e të riut në Shqipëri. Për këtë është krijuar një fondacion online ku çdokush mund të kontribuojë sa të mundet.