alaudiIsh-gjyqtari i Gjykatës së lartë të Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj është arrestuar nga policia. Shkaku i arrestimit të Malajt nuk dihet ende.
Sot në mesditë rreth orës 12:15 ish gjyqtari Alaudin Malaj është shoqëruar nga forcat e policisë. Në momentin e ndalimi ai ndodhej në zonën e Liqenit Artificial Tiranë në një parkim privat.
Mësohet, gjatë arrestimit të tij, Malaj ka debatuar sipas Dosja.al me policët e shumtë.
Alaudin Malaj ndërkohë ka pasur një padi ndaj tij nga ish-bashkëshortja, e cila ka pasur një urdhërmbrojtje ndaj ish-gjyqtarit.
Malaj, ish gjyqtar i Gjykatës së Apelit dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit në korrik të këtij viti, duke iu shmangur procesit të vettingut.
Alaudin Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit në Itali të Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj.