BallinaKronikeDel FOTO/ Ky është 45-vjeçari që qëlloi policinë, i dyshuar për një...

Del FOTO/ Ky është 45-vjeçari që qëlloi policinë, i dyshuar për një vrasje në Greqi

spot_img
spot_img

Ky është Josif Kavaja, 45-vjeçarit që terrorizoi për më shumë se 12 orë fshatin Seltë në Elbasan duke qëlluar me kallashnikov në drejtim të forcave të policisë. Gazetari i ABC Aldo Kozarja ka mundur të sigurojë ekskluzivisht foton e e tij.

Burime bëjnë me dije për ABC se ai po transportohet drejt spitalit të Kirurgjisë në Elbasan, pasi ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

45-vjeçari ka qenë i dyshuar për një vrasje të ndodhur në Greqi. Më pas ishte larguar drejt Anglisë prej ku ishte deportuar në vendin tonë. Që prej asaj kohe kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Uniformat blu bënë dje thirrje banorëve të mos dilnin nga shtëpitë deri në momentin e kapjes së tij. Sipas policisë, ndërhyrja në banesën e tij u bë për shkak se kishte marrë informacione se ai dispononte armë pa leje. Në këtë moment në tentativë për t’u arratisur ai ka qëlluar në drejtim të bluve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular