Një 13-vjeçare është zhdukur prej 5 ditësh në Birmungham të Britanisë së Madhe.
Sipas Policisë, 13-vjeçarja e identifikuar si Charlotte Marriott u pa për herë të fundit duke dalë nga banesa e saj 5 ditë më parë dhe prej asaj kohe familjarët e saj nuk kanë mundur që të kontaktojnë me të.
Mediat britanike kanë publikuar fotot e të miturës, ndërsa efektivët kanë lëshuar një apel që të gjithë ata që e kanë parë të njoftojnë autoritetet.